March 18, 2022
Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia së bashku me Shefen e Un-Women Vlora Nushi, u mirëpriten sot në takim nga Shkëlqesia e saj Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin ndër institucional dhe partnerët ndërkombëtar në zbatimin e agjendës së barazisë gjinore në Republiken e Kosovës.
Po ashtu, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha relevante për avancimin e pozitës së gruas në shoqëri.