Agjencia për Barazi Gjinore me ftesë të Zyrtares për Barazi Gjinore të Komunës së Klinës ka mbajtur punëtori një ditore
June 01, 2022
Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit me ftesë të Zyrtares për Barazi Gjinore në Komunën e Klinës Vitore Shala kanë mbajtur punëtori një ditore. ABGJ prezantoi obligimet dhe përgjegjësitë e pushtetit lokal ne zbatim te objektivave strategjik te planit te Veprimit te PKBGJ-2020-2024, legjislacioni ne fuqi qe garanton barazinë gjinore, sfidat dhe mundësitë për fuqizimin e rolit te gruas në shoqëri. Në takim morën Nënkryetarja e Komunës së Klinës Marqe Tanushi Selmanaj, asambleistet e kësaj komune, përfaqësues të Organizatave Joqeveritare dhe mediave lokale.