Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunimin me ZBGJ në Mamushë, Organizoi Prezantim për Kornizen Ligjore për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave
Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunimin me ZBGJ në Mamushë, organizoi prezantim për kornizen ligjore për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Është prezantuar Ligji për Barazi Gjinore dhe Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, janë prezantuar obligimet e Komunës për funksionalizimin e mekanizmit komunal për parandalimin dhe trajnimin e dhunës ndaj grave. Roli i Komunës për fuqizimin ekonomik të të mbijetuarave si dhe obligimet për sigurimin e banimit të sigurtë dhe mbështetjes adekuate për strehimoret regjionale.
Në takim morën pjesë përfaqësuse të asamblesë komunale, policia, si dhe departamenti i mirëqenies sociale.