Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, është duke marrur pjesë në konferencën me temë Financimi transformues si përshpejtues për barazinë gjinore, eksperiencat dhe mësimet e nxjerra nga zbatimi i buxhetimit te përgjegjshëm gjinor ne nivel rajonal të mbajtur në Stamboll të Turqisë
Në këtë takim nga ABGJ u prezantua për praktikat ekzistuese të zbatimit të buxhetimit te përgjegjshëm gjinore, si dhe prezantimin e veprimeve te ndërmarra nga Qeveria në kuadër të Pakos për ringjallje ekonomike përmes masave specifike të dizajnuara për të mbështetur gratë 2021-2022, bazuar ne prioritet kombëtare të parapara në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore. ABGJ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave te RKS kanë hartuar koncept dokumentin për Buxhetimin e përgjegjshëm gjinor të miratuar nga Qeveria, i cili do t'i paraprijë hartimit të një akti ligjore. ABGJ dhe MF kanë identifikuar Un Women si partner mbështetës në rrugëtimin e përbashkët për hartimin e aktit ligjore i cili do të mundësoi krijimin e një mjedisi rregullator uniform ne nivel vendi për zbatimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor në kornizat e politikave publike, në proceset e planifikimit dhe menaxhimit të financave publike, dhe strukturat institucionale për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.