Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit ka ndriçuar Ndërtesën e Qeverisë me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli, si dhe moton e fushatës " As edhe një më shumë"
Në hapje të fushatë së 16 Ditëve të Aktivizmit, Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj gruas dhe dhunës në baza gjinore Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit ka ndriçuar Ndërtesën e Qeverisë me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli, si dhe moton e fushatës " As edhe një më shumë".
Fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit është fushatë botërore që organizohet çdo vit. Fushata fillon me 25 Nëntor, dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut.Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Ndërtesa e Qeverisë do të jetë e ndriçuar prej orës 17:00 deri në oren 24:00 .