Me ftesë të Universitetit të Evropës Juglindore- SHTUL, Tetovë, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia prezantoi iniciativën e vendosjes së lëndës Ekonomiksi Gjinore
.jpg)
Me ftesë të Universitetit të Evropës Juglindore- SHTUL, Tetovë, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia prezantoi iniciativën e vendosjes së lëndës Ekonomiksi Gjinore në kuadër të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Me këtë rast është promovuar edhe libri i përkthyer në gjuhën shqipe nga ABGJ në bashkëpunim me FES, "Ekonomiksi Gjinore" i autores J.P.Jacobsen. ABGJ dhuroi 5 kopje të librit për bibliotekën e këtij Universiteti. Po ashtu, ABGJ prezantoi praktikat e suksesshme të zbatimit të BPGJ në RKS. Mbi lëndën Ekonomia dhe Gjinia, prezantoi Prof Ardiana Gashi e cila ligjëron këtë lëndë në Fakultetin Ekonomik.