May 24, 2023
Agjencia për Barazi Gjinore/ ZKM në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore Suedeze janë duke mbajt punëtori dy ditore me Zyrtaret për Barazi Gjinore në nivelin qendror. Kjo punëtori realizohet me synim të vendosjes së partneritetit me Agjencinë Suedeze, ABGJ/ZKM, ZBGJ për mësim të përbashkët dhe ngritjen e kapaciteteve për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë përmes integrimit gjithëpërfshirës gjinor dhe asistencës teknike.