June 13, 2023

Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në koordinim me Zyrtarin për Barazi Gjinore në Komunën e Lipjanit , dhe me mbështetje të asistencës teknike të Un Women janë duke mbajt trajnim një ditor për "Parandalimin dhe Trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës" me 21 zyrtar të kësaj Komune.

Gjatë trajnimit janë prezantuar format e ngacmimit seksual, politikat kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike, krijimi i një kulture të respektit brenda vendit të punës, zingjiri i menaxhimit të rasteve të ngacmimeve seksuale etj.