Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), sot organizuan takimin e rregullt konsultativ vjetor të nivelit të lartë, të gjashtin me radhë , me akterë institucional, ekspertë/e dhe përfaqësues/e nga shoqëria civile. Këtë vit takimi fokusohet në përkushtimin e Kosovës drejt procesit të Integrimit Evropian nga perspektiva gjinore
Zv. Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, ka thënë se ky takim i përvitshëm, i organizuar me qëllim të thëllimit të bashkëpunimit mes aktorëve institucionalë shtetërorë dhe qeveritarë, dhe përfaqësues të shoqërisë civile, fokusohet në angazhimin e Kosovës për Integrim Evropian, ku në fokus ka platformën e integrimit dhe avancimin e agjendës së barazisë gjinore në të gjitha shtyllat e integrimit evropian. Barazia gjinore konsiderohet si një vlerë fondamentale e cila është e rrënjosur ne arkitekturën e ekzistencës se bashkimit evropian, është pjesë e kritereve që duhen të përmbushen për procesin e përafrimit me vlerat, parimet kushtet dhe kërkesat e BE nuk mjaftojnë ne mënyrë qe barazinë gjinore ta bëjmë realitet tonin të përditshëm dhe ti shohim frytet dhe benefitet e saj.
Ne këtë rrugëtim tonin të përditshëm të ABGJ-së si mekanizmi me i lartë ne nivel vendi për promovimin dhe garantimin e barazisë gjinore, aleatja me e natyrshëm e agjencisë është shoqëria civile respektivisht organizatat e grave, por jo vetëm ato. Bashkëpunimi institucional i QRK me shoqërinë civile ne zbatimin e agjendës gjinore, përveç se është obligim ligjor i paraparë me rregulloren e punës se Qeverise, është një përafrim i natyrshëm ne kuptimin e një dialogu te shëndoshë mes Qeverise dhe institucionit të ABGJ-së me shoqërinë civile, i cili buron nga e kaluara historike e aktivizmit te grave kosovare qe nga koha e rezistencës. Sot ato janë transformuar në organizata të fuqishme të grave dhe shoqërisë civile, me te cilat bashkëpunojmë, angazhohemi, jo rrallëherë kundërshtohemi apo nuk ndajmë pikëpamje për qasje, metoda apo instrumente, por çdo herë mbetemi institucionalit te angazhuar dhe bashkëpunues për qëllimin tonë përbashkët për respektimin në plotë te të drejtat e njeriut, respektivisht te drejtat e grave dhe vajzave duke i kthyer ne veprime konkrete mundësitë dhe hapësirën qe na jep korniza ligjore e RKS. Por, nga ana tjetër dëshiroj te tërheqë vëmendjen se raportet e institucioneve ndërkombëtare sa janë te mirëpritura ne kritiken, po aq është e rëndësishme të evidentojnë të arriturat konkrete ne terma real te institucioneve te Kosovës-çdo here te bazuar ne fakte, dhe në tre vitet fundit është investuar jo pak për agjendën e barazisë gjinore “theksioi znj Gusia .
Ndërsa, Luljeta Demolli, Drejtore ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore kërkoi më shumë angazhim nga institucionet për arritjen e barazisë gjinor .
Derisa Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se eliminimi i pabarazisë gjinore në Kosovë duhet të arrihet më disa faza. Ai ka theksuar se fillimisht është e rëndësishme që të fuqizohet gruaja brenda familjes, pastaj në jetën ekonomike dhe në pozitat vendimmarrëse.Në takimin konsultativ me temë "Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore",Zv.Kryminsitri Bislimi ka përmendur masat qeveritare, të cilat sipas tij, kanë kontribuar në luftimin e pabarazisë gjinore.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrimin Evropiane, Rrezarta Krasniqi tha se shumë gra ende përballen me diskriminim në tregun e punës, financa dhe prone .
Gjithashtu si penalist u paraqiten edhe Arjeta Fejza Deputet dhe Zëvendëskryetar i parë i Komisioni për të drejtat e Njeriut ,Barazi Gjinore , për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunë Seksuale të Luftës dhe Peticione , Znj. Valmira Rashiti, Zyrtare për Integrim të Perspektivës Gjinore, Rrjeti i Grave të Kosovës Z. Taulant Hoxha, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).