Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit mirëpriti sot në takim Delegacionin për Miqësinë mes Grave nga SHBA

Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit mirëpriti sot në takim Delegacionin për Miqësinë mes Grave. Ky delegacion është një organizatë jofitimprurëse, jopolitike, e përbërë nga gra profesioniste nga gjithë Shtetet e Bashkuara, që mbështet miqësinë midis grave nga SHBA-ja dhe vendeve të tjera. Ai synon të krijojë mundësi për të kuptuar dhe shkëmbyer eksperienca profesionale e jetësore, si dhe të njohë sfidat dhe mundësitë që gratë hasin në mbarë botën.
Delegacioni është i përkushtuar ndaj shkëmbimit të ideve, të nxënit dhe krijimit të miqësive me gra që punojnë për të sjellë ndryshim në vendet jashtë Shteteve të Bashkuara. Anëtaret e delegacionit, ndër vite, kanë takuar shumë “Gra me Ndikim”, nga Nënë Tereza te Golda Meir, si dhe organizata e grupe të grave të OJQ-ve.
Agjencia për Barazi Gjinore prezantoi mandatin e saj institucional, situatën e grave dhe vajzave në Republikën e Kosovës, kornizën ligjore dhe mekanizmat institucionalë për barazinë gjinore. U vu theksi në masat dhe ndërhyrjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbatimin e të drejtave të garantuara për agjendën e barazisë gjinore, me fokus në: rritjen e qasjes në fondet publike, të drejtat pronësore, masat për punësim dhe edukim, sensibilizimin, parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Nga Delegacioni për Miqësinë morën pjesë:
-
Joanna Millick
-
Ashley O'Connor
-
Kimberly Harms
-
Suzanne Connolly
-
Flora Kubitz
-
Darlene Miller
-
Carolyn Moats
-
Barbara Pritchard
-
Nancy Uscher
-
Kathy Zebrowski Heller
-
Christine Zak