Shënohet 25 Nëntori Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas
Në mbarë botën organizohen fushata sensibilizuese për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kjo traditë ka vazhduar edhe në Kosovë, ku me rastin e shënimit të 25 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas , ndryshe siç njihet, si 16 Ditët e Aktivizmit, Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar aktivitete të ndryshme.Hapjen e fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit, ABGJ e ka bërë me organizimin e një tryeze diskutimi, në bashkëpunim me Koordinatori Nacional kundër dhunës në familje, zv Ministrin e Drejtësisë Lirak Çelaj. Agjencia për Barazi Gjinore ka realizuar 8 Bilborda me moton “Sa vlen jeta e Gruas, Nënës, Motrës, Vajzës tuaj !”si dhe ka përgatitur material promovues në kuadër të kësaj fushate.
Po ashtu është realizuar edhe një video- spot televiziv me qëllim të njoftimit të qytetarëve për mekanizmat institucional të cilët ofrojnë ndihmë në rastin kur një grua përjeton dhunë në familje. Ky video-spot është duke u transmetuar në RTK gjatë fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit.