Lansohet Aplikacioni për Raportimin e Ngacmimeve Seksuale " Ec Shlirë"

October 24, 2015

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), Open Data Kosovo (ODK) dhe Girl’s Coding Kosova (GCK) kanë lansuar aplikacionin për telefoni të mençur “Ec Shlirë”, i cili do të bëjë të mundur raportimin e ngacmimit seksual.

Në mënyrë që të ndihmohen qytetarët për të raportuar ngacmimin seksual dhe për të ndihmuar institucionet që ta parandalojnë atë, RrGGK, ODP dhe GCK u bashkuan për të zhvilluar një aplikacion për telefoni të mençur, i cili do të ju mundësonte qytetarëve të raportojnë në mënyrë anonime (ose jo) vendin ku ka ngjarë ose ka gjasë të ngjajë ngacmimi seksual, si dhe formën e ngacmimit seksual.

Ky është linku i aplikacionit për tu shkarkuar nga playstore: http://iwalkfreely.com/comments/  pra për momentin aplikacioni ofrohet vetëm ne platformën android. Për më shumë informata mundeni me vizitu edhe faqen e internetit te: Ec shlirë: http://www.ecshlire.com/.