ABGJ në bashkëpunim me MSH kanë mbajtur trajnim për Ligjin për Mbrojtje nga dhuna në familje dhe Procedurat Standarde te Veprimit me fokus tek punëtorët shëndetësor
Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë me date 06.11.2018 ne Prishtinë kanë mbajtur trajnimin orientues me temën Ligji për Mbrojtje nga dhuna ne familje dhe Procedurat Standarde te Veprimit fokusi tek punëtorët shëndetësorë.
Në këtë punëtori është diskutuar për dhunën ne familje në Kosove në fokus te veçante Procedurat Standarde te Veprimit si dhe zbatimi i tyre nga ana e punëtorëve shëndetësorë, mjek/e, infermierë/e . Mënyrat e identifikimit të rasteve nga ana e punëtorëve shëndetësorë, përgjegjësia e tyre e raportimit, obligimi për plotësimin e formularit te PSV-ve nga ana e stafit shëndetësorë .
Trajnimi u organizua si bashkëpunim i ABGJ me MSH dhe prezantuan përfaqësues të këtyre dy institucioneve dhe policia e Kosovës. Trajnimin e ndoqën punëtorët shëndetësorë, mjek specialistë, psikolog, infermier të regjionit të Prishtinës