ABGJ në bashkëpunim me Zyrtaren për Barazi Gjinore në Komunën e Dragashit ka organizuar punëtorinë me temën “Dhuna në Familje “
Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Zyrtarët për Barazi Gjinore në Komunën e Dragashit kanë organizuar punëtorinë me temën “Dhuna ne familje “.Në këtë punëtori është diskutuar për dhunën në familje në Kosove,ne fokus të veqant Procedurat Standarde të Veprimit , si dhe zbatimi i tyre nga akterët Institucional.Punëtoria është mbajtur me date 10.10.2018 dhe 15.10.2018 në hotel "Argjena"- Brod . Ne këtë punëtori morën pjese 16 persona zyrtarë nga departamentet të ndryshme ,përfaqësues nga drejtroria e arsimit, përfaqësues nga drejtoria e qendrës për punë sociale dhe gjykata themelore e Komunës së Dragashit.