Me 10 ,11 Dhjetor është mbajtur Konferenca Rajonale “Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”
Në kuadër të fushatës së 16 Diteve të Aktivizmit me 10,11 dhjetorë 2018 në Prishtinë ka zhvilluar punimet Konferenca Rajonale "Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore", në të cilën kan marr pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, qendore e lokale, përfaqësues të institucioneve e përfaqësive ndërkombëtare në Kosovë, si dhe organizave të shoqërisë civile.
Në fillimin e kësaj konference me një fjalim hyrës e pershëndeti Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i cili duke përmendur të arriturat e qeverisjes se Qeveris së Republikes së Kosovës, tha se institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë kanë rritur kapacitete për trajtimin e kësaj teme, janë caktuar koordinatorë për raste të dhunës në familje në të gjitha Gjykatat Themelore dhe Prokuroritë, janë trajnuar policët që merren me rastet e dhunës në familje në stacionet policore, si dhe janë ndërmarrë veprime për kompensimin e viktimave të krimit ku të drejtë kompensimi kanë viktimat nga dhuna në familje.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se në bashkëpunim me UNWomen kanë krijuar databazën e parë shtetërore për të mbijetuarat e dhunës, janë ndarë mjete financiare për të mbuluar punën e strehimoreve të viktimave të dhunës në familje dhe po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e një financimi të qëndrueshëm.“Kemi mbështetur Udhëzimin Administrativ për regjistrimin e pronës së përbashkët në emër të të dy bashkëshortëve pa pagesë dhe kemi mbështetur projekte që udhëhiqen nga gratë. Kemi vazhduar fushatën vetëdijësuese në shkolla dhe institucione të vendit dhe po synohet që të angazhohen pedagogë dhe psikologë në shkollat e Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.
Me nje fjalë rasti Konferencen e përshëndeti dhe Ministër i Drejtësisë Abelard Tahiri ,i cili tha se me Kodin e Drejtësisë për të Mitur, të cilin e ka sponsorizuar Ministria e Drejtësisë dhe që është miratuar po ashtu, janë vendosur standarde të larta që fëmijët në asnjë rrethanë të mos jenë viktimë as e shoqërisë, institucioneve apo individëve.
Poashtu konferencen e pershendeti dhe Alia El Yassir, drejtoreshë rajonale për zyrën e UNWomen për Evropë dhe Azi Qendrore,e cila tha se kjo ditë shënon fundin e fushatës, por jo fundin e gjithë punës për luftimin e dhunës ndaj grave, duke shpresuar se kjo ngjarje do të kontribuojë në diskutimin për qasjen në drejtësi për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.
Naim Qelaj, Koordinator Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhunës në Baza Gjinore, tha se mbështetja e kryeministrit Haradinaj që të ecim para për të përfunduar shumë tema të mbetura, të pakryera me vite, për fuqizimin e shtetit ligjor, ishte një motiv për punën e tyre. Ai tha se është punuar shumë për realizimin e mekanizmave institucionalë që fuqizojnë dhe rrisin efikasitetin në zbatim të ligjit.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe Natalia Apostolova, shefe e BE-së në Kosovë, Colleen Hyland, zëvendësambasadore e SHBA-ve në Kosovë, Jan Braathu, Shef i OSBE-së në Kosovë, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues të tjerë institucional.
Në fund të Konfernecës dy ditore u nxorren rekomandime përfundimtare të cilat do të vendosen në një dokumente të vetëm, që do t’u dërgohet të gjitha institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare që trajtojnë dhunën në familje dhe dhunë në baza gjinore.