Agjencia për Barazi Gjinore nga data 23 dhe 24 Prill 2019 ka vazhduar me organizimin e trajnimit lidhur me Vlerësimin e Ndikimit Gjinor
Agjencia për Barazi Gjinore nga data 23 dhe 24 Prill 2019 ka vazhduar me organizimin e trajnimit lidhur me Vlerësimin e Ndikimit Gjinor,në këtë trajnim të organizuar nga ABGJ janë shtjelluar tema të cilat kanë të bejnë me Analizat Gjinore si dhe Vlerësimi i Ndikimit Gjinor, Përshkrimi i Qëllimeve të VNR-së , Shfrytëzimi i Analizave të bëra për rëndësinë Gjinore, Definimi i Opsioneve- Analiza e Ndjeshme Gjinore dhe Peshimi i Ndikimit Gjinor, Identifikimi dhe Vlerësimi i Ndikimeve të Ardhshme (ndikimi ekonomik, shoqëror, mjedisor, ndër-sektorial dhe buxhetor). Trajnimi u mbajt nga Znj.Irena Rozajac -Eksperte Ndërkombëtare,derisa trajnimin e ndoqën Zyrtarët e MBZHR,MB dhe MSH .
Punëtorit u realizuan me mbështetjen financiare të SIDA’s Suedez .