ABGJ ka Prezantuar në Tryezën me Temë “Integrimi Gjinor në Nivel Lokal”
Në kuadër të programit të USAID-it për Veprimtarinë Lokale dhe Efektive të Qeverisë (LEGA) për të siguruar përfshirjen gjinore në qeverisjen lokale, u organizua një tryezë diskutimi me temë Integrimi Gjinor në nivel lokal.
Qëllimi i politikave të barazisë gjinore është ruajtja, trajtimi dhe vendosja e barazisë gjinore si një vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë kosovare. Politikat e barazisë gjinore ofrojnë mundësi të barabarta për pjesëmarrjen e femrave dhe meshkujve në fushat politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fusha të tjera.
Me këtë rast LEGA në bashkëpunim me përfaqësisë të Institucioneve të Kosovës kanë diskutuar për mbështetjen e komunave për forcimin e mekanizmave institucional gjinor si dhe përmirësimit të politikave të barazisë gjinore dhe përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.
Pjesëmarrës në panel ishin, Udhëheqësi i projektit të LEGA, përfaqësues të ABGJ-së, ZBGJ në Komunën e Obiliqit, përfaqësues nga MAPL si dhe nga Un Women.
Gjatë tryezës Kryeshefja Ekzekutive e ABGJ Edi Gusia, prezantoi aktivitete që ABGJ ka ndërmarr në përmirësim të pozitës së gruas në vend,konkretisht për Rregulloren e miratuar nge Qeveria e RKS e cila është në fuqi për përshkrimin e detyrave te ZBGJ-ve, dhe vendosja e zyrtarëve për barazi gjinore në të gjitha Ministritë e linjës dhe Komuna, si dhe institucione tjera publike si pjesë e strukturave të pozicionuara në nivele më të lartë të llogaridhënies, ku në nivel ministrie ZBGJ i përgjigjet Sekretarit të Përhershëm, ndërsa ne nivel komune –Kryetarit të Komunës. Kosova i ka parapri procesit të krijimit te strukturave të qëndrueshme për barazi gjinore. Kjo rregullore është udhërrëfyes për përfshirjen e ZBGJ-ve si mekanizmave gjinorë nga proceset e politikë- hartimit, zbatimit dhe monitorimit. Është instrument për përçimin e barazisë gjinore në procese, sisteme të strukturave të administratës publike dhe fasciliton zhvillimin dhe zbatimin e agjendës kombëtare për barazi gjinore në nivel vendi.
Praktikat e deritanishme kanë treguar se përjashtimi i mekanizmave gjinorë nga proceset e politikë-hartimit cenon integrimin gjinorë cilësorë në politikat zhvillimore dhe legjislacion, duke afektuar kështu efiçencën dhe efektivitetin e politikave në tërësi, dhe mungesën e qasjes adekuate të gjithë qytetarëve ndaj këtyre politikave dhe te mirave që ato prodhojnë dhe që dashje pa dashje thellojnë pa barazitë gjinore dhe shoqërore.