ABGJ në bashkëpunim me MASHT kanë prezantuar manualin “Parandalimi i Stereotipeve Gjinorë dhe Promovimi i Barazisë Gjinore në Tekstet dhe Materialet Shkollore”.
Me 6 qershor 2019, Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë organizuan në Prishtinë, prezantimin e udhëzuesit metodologjik “Parandalimi i Stereotipeve Gjinorë dhe Promovimi i Barazisë Gjinore në Tekstet dhe Materialet Shkollore”. Udhëzuesi metodologjik “Parandalimi i Stereotipeve Gjinorë dhe Promovimi i Barazisë Gjinore në Tekstet dhe Materialet Shkollore” është një dokument i hartuar nga Projekti për “Fuqizimin e Agjencisë për Barazi Gjinore dhe mekanizmave institucionalë për barazi gjinore në Kosovë” financuar nga Qeveria Suedeze – Sida, që drejtohet nga Konsorciumi Niras & CPM International. Ky udhëzues është në zbatim të drejtërdrejtë i kërkesave të Ligjit për Barazi Gjinore Nr. 05/L-020, respektivisht neni 2, i cili kërkon hartimin e teksteve shkollore dhe rishikimin e tyre nga perspektiva gjinore si dhe eliminimin e stereotipeve gjinore ne tekstet shkollore dhe materialet shkollore. Njëkohësisht, dokumenti i hartuar është zbatim konkret i Ligjit për Botimin e Teksteve Shkollore dhe Standerdeve për Tekstet Shkollore në Republikën e Kosovës, konkretisht në zbtim të drejtëpërdrejtë të Standardit të 11-të mbi integrimin e barazisë gjinore në tekstet dhe materiaelt shkollore dhe politikës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë “Korniza e Kurrikulës së Arsimit Prauniversitar të Kosovës”.
Takimi u hap nga Kryeshefja Ekzekutive e ABGJ-së, znj. Edi Gusia e cila mes të tjerave falenderoji Grupin Punues dhe Projektin për punën e bërë në hartimin e këtij udhëzuesi të domosdoshëm pë zbatimin e perspektivës gjinore në tekstet dhe materialet shkollore, si kontribuese për transformime të fuqishme shoqërore dhe ndryshimin dhe avancimin e normave socio-kulturore që eliminojnw pabarazitë shoqërore dhe sigurojnë progres të qëndrueshëm.
Në vazhdim fjalën e mori Këshilltari Politik në Kabinetin e Ministrit në MASHT, z. Fatmir Bytyqi, cili foli për rëndësinë që ka përfshirja e barazisë gjinore për zhvillimin e një shoqërie dhe theksoi se” dokumenti në fjalë prej vitit që vjen do të aplikohet dhe se çdo tekst shkollore që do të hartohet do të ketë për bazë këtë doracak në mënyrë që gjatë hartimit të teksteve të eliminohen sterotipet gjinore”.
Udhëheqësja e Projektit të menaxhuar nga NIRAS & CPM International dhe financuar nga Sida, znj.Blerinda Idrizi prezantoji përmbajtjen, synimet dhe përdoruesit kryesorë dhe potencialë të udhëzuesit metodologjik. Ajo theksoji se pavarësisht se udhëzuesi metodologjik synon të jetë një mjet praktik, me një grup veprimesh sistematike, në ndihmë për shqyrtuesit e teksteve shkollore gjatë vlerësimit të drafteve të teksteve shkollore të paraqitura nga autorë të ndryshëm para publikimit të tyre, ai do t’u shërbejë njëkohësisht autorëve të teksteve, mësuesve në mësimdhënie, politikë-hartuesve dhe zbatuesve në sektorin e arsimit, prindërve si dhe shoqërisë civile në monitorimin e stereotipeve gjinore në tekste shkollore. Udhëzuesi është konceptuar në tri kapituj kryesorë, ku në pjesën e parë ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse, mbi rëndësinë e teksteve shkollore si një mjet për ndryshimet shoqërore dhe barazinë gjinore. Më tej, ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të koncepteve të barazisë gjinore dhe të të drejtave të njeriut si dhe të rëndësisë së tyre në arsimin e përgjithshëm për të gjitha përmbajtjet dhe për qëllimin e arsimit cilësor të cilin synon ta arrijë reforma në arsim. Pjesa e dytë ofron një pasqyrë të koncepteve themelore gjinore dhe të rëndësisë së tyre në procesin e hartimit të teksteve shkollore, një vështrim mbi metodologjinë e përdorur për hartimin e këtij udhëzuesi metodologjik dhe përshkruan parimet kryesore se si të arrihet përfaqësimi egalitar gjinor në tekstet shkollore. Së fundi, pjesa e tretë ofron mjete për vlerësimin e përfaqësimit gjinor në tekstet shkollore gjatë procesit të shqyrtimit, raportimin dhe vlerësiminn përfundimtar mbi vlefshmërinë dhe cilësinë e tekstit shkollor.
Znj. Idrizi falenderoji grupin punues për punën e bërë dhe e karakterizoji këtë punë dhe bashkëpunim si të suksesshëm, gjithëpërfshirës dhe me angazhim e përkushtim të lartë profesional. Gjithashtu, ajo falenderoji stafin politik të Ministrisë së Arsimit për mbështetjen ndaj kësaj nisme dhe vuri në dukje se mbështetja e shërbyesve civilë dhe barazisë gjinore nga stafi politik drejtues rezulton gjithmonë në zbatimin më të mirë dhe cilësor të reformave të ndërmarra nga institucionet e Kosovës.
Falenderime të veçanta u shprehën pë znj. Fatime Jasiqi si nismëtare e këtij aktiviteti të suksesshëm dhe për përkushtimin dhe punën e saj të palodhur në zbatimin e barazisë gjinore në sektorin e arsimit.
Në aktivitet morrën pjesë punonjës të MASHT, ABGJ-së, zyrtaret për barazi gjinore të ministrive të linjës dhe komunave, anëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë. Të pranishmit vlerësuan meritat e dokumentit dhe sugjeruan vënien sa më parë në zbatim të udhëzuesit për t’u ardhur në ndihmë recenzentëve të përshirë në shqyrtimine draft-teksteve shkollore.
Hartimi i manualit u mbështet nga projekti për “Fuqizimin e Agjencisë për Barazi Gjinore dhe mekanizmave institucional për barazi gjinore” i financuar nga Sida, dhe realizuar përmes projektit – konzorciumit NIRAS- CPM Internacional