Përfaqësuesit e Agjencisë për Barazi Gjinore po marrin pjesë në Konferencën për Indeksin e Barazisë Gjinore 2019, mbajtur në Bruksel

October 15, 2019

Përfaqësuesit e Agjencisë për Barazi Gjinore po marrin pjesë në Konferencën për Indeksin e Barazisë Gjinore 2019, mbajtur në Bruksel.
Nën organizimin e Institutit Evropian për Barazi Gjinore po mbahet konferencë për prezantimin e Indeksit të Barazisë Gjinore 2019, ku po marrin pjesë afër 300 vendimmarrës dhe praktikues për të diskutuar gjetjet e këtij indeksi dhe rezultatet e reja për barazinë gjinore në BE, dhe do të shikohen fushat për përmirësim në kontekstin aktual politik.
Një tipar i ri i Indeksit të Barazisë Gjinore të këtij viti është një fokus i veçantë në ekuilibrin e punës dhe jetës. Konferenca do të eksplorojë mënyrat e ndryshme që gratë dhe burrat të balancojnë punën dhe angazhimet personale. Aspekte të tilla si pushimi prindëror, rregullimet fleksibile të punës dhe infrastruktura publike do të shqyrtohet dhe diskutohen nga folësit në panel.

Ndërsa, në ditën e dytë ABGJ me 16  tetor 2019 mori pjesë në takimin e 10-të koordinues të shteteve kandidate të EU-së dhe shteteve potenciale kandidate.

 

Qëllimi i takimit ishte të mbledhin palët e interesuara nga rajoni për të diskutuar mënyrat e bashkëpunimit dhe përmirësimit të barazisë gjinore në nivel kombëtar dhe rajonal, Identifikimi i përparësive dhe diskutimi mbi zhvillimet e Indeksit Kombëtar të Barazisë Gjinore, si dhe Roli dhe përspektiva e shoqërisë civile, diskriminimi dhe puna në bazë gjinore në Ballkanin Perëndimor.

https://eurogender.eige.europa.eu/…/10th-regional-coordinat…


https://eige.europa.eu/gender-equality-index/2019-conference