Përfaqësuesit e ABGJ prezantuan në Konferencë me temë Fuqizimi Ekonomik i Grave, Roli dhe Ndikimi i tyre në Komunitet
Me rastin e shënimit të 16 Vjetorit të Klubit Soroptimist Internacional, është organizuar konferencë me temë “Fuqizimi Ekonomik i Grave, roli dhe ndikimi i tyre në komunitet”.
Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, gjatë takimit theksoj se “ Te krijosh barazi gjinore do të thotë të vendosësh prioritete; sociale, kulturore, politike dhe ekonomike që në qendër vënë njeriun pa dallim gjinie, etnie, moshe, orientimi seksual, apo fetar, mirëpo për të përfshirë të gjithë në mënyrë të barabartë do të thotë të krijosh kushte elementare që nga ofrimi i hapësirës për të artikuluar kërkesat deri të qasja të jetë e barabartë në kushte për zhvillim për të gjithë”
Klubi i parë Soroptimist në Kosovë është themeluar me 15 nëntor 2003 .
Soroptimist Internacional është organizatë e cila ndihmon, vepron dhe zbaton projekte në përputhje me programet ndërkombëtare që përfshinë disa fusha, të tilla si : -Të drejta të njeriut (Avancimi i statusit të grave) ] - Edukimi dhe kultura -Zhvillimi ekonomik dhe social -Ambienti -Shëndeti -Mirëkuptimi, mirëqenia dhe miqësia.