ABGJ ka vazhduar fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit me ndriçimi e Ndërtesës së Qeverisë - Zyrës së Kryeministrit me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokall

November 25, 2019
Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore,  ka vazhduar  fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit me ndriçimi e Ndërtesës së Qeverisë - Zyrës së Kryeministrit me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli.   
Fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit është fushatë botërore që organizohet çdo vit. Fushata fillon me 25 Nëntor, eshte e  njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.
Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave. Simboli i fushatës është kordelja e bardhë, ndërsa ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia qe simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave .
Ndërtesa e Qeverisë do të qëndroj e ndriquar prej orës 17:00 deri në oren 24:00.
Kjo inciative është përkrahur nga fondet financiare të SIDA Suedeze .