U mbajt tryeza e diskutimit - Përfaqësimi gjinor në nivel lokal dy vjet pas zgjedhjeve lokale
Nën organizimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe në bashkëpunim me OSBE, është organizuar tryeza e diskutimit me temë përfaqësimi gjinor në nivelin lokal dy vite pas zgjedhjeve lokale.
Në takim morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale, institucioneve të tjera qeveritare, përfaqësues të sektorit joqeveritar lokal si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Gjatë tryezë Ministrja në MAPL Znj. Hodžić, ka theksuar se „Në dy vitet e kaluara është regjistruar progresi i përfshirjes së grave në institucionet lokale, por qëndron fakti se ky parim nuk ka arritur nivelin e duhur. Sipas saj, është e domosdoshme që të zbatohen plotësisht të gjitha ligjet dhe mekanizmat institucionale në luftën kundër diskriminimit dhe margjinalizimit të grave në të gjitha sferat e jetës dhe proceset që ndodhin në shoqërinë tonë.
Pjesë e panelit ishte edhe Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, e cila theksoi se takimet tona të përbashkëta si ky sot janë thirrje për të gjitha institucionet që t’i i bashkëngjiten misionit që shoqëria, institucionet publike dhe private të punojnë më shumë në drejtim të fuqizimit të vajzave dhe grave dhe sjelljen e zërit të tyre në vendimmarrje për të ngritur qeverisjen demokratike dhe të drejtën sociale në Kosovë. Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave janë të domosdoshme për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit duke vendosur nevojat e grave dhe vajzave në qendër te vëmendjes në procesin e zbatimit të politikave publike në mënyrë koherente, me resurse të mjaftueshme financiare dhe njerëzore, me monitorim të zbatimit në kontinuitet, me indikatorë gjinore, dhe me vullnet për të rishikuar vendimet në të mirë të gjithë përfshirjes së grave dhe grupeve tjera të margjinalizuara, për ti sjellë brenda agjendës së zhvillimit dhe mirëqenies.
Gjithashtu, nga MAPL u ndanë certifikatë për përfaqësim gjinor në nivel lokal, për Kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci si dhe për Kryetarin e Kamenicës Qëndron Kastrati, të cilët u vlerësuan me përfomancën më të mirë bazuar në indikatorët e performancës gjinor.