ABGJ mirëpriti një Delegacionin nga Këshilli i Republikës së Irakut
Agjencia për Barazi Gjinore sot ka mirëprit në takim një Delegacionin nga Këshilli i Republikës së Irakut – Parlamenti Irakian, i cili do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë nga data 11 -15 Dhjetor. Përfaqësuesit nga Iraku, zhvilluan takim me Kryeshefen Ekzekutive të ABGJ Edi Gusia, Shefen e Divizionit për Bashkëpunim Shpresa Zariqi, si dhe Ud. Shefen për Raportim dhe Monitorim Znj. Adelina Kajtazi. Të pranishmit u njoftuan me mandatin e ABGJ si dhe me përvojat dhe modelin e Kosovës, në njohjen dhe verifikimin e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksualet gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu, gjatë prezantimit u fol edhe për punën e Komisionit në shërbim të kësaj kategorie.
Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte që të mësojë nga institucionet dhe akterët e Kosovës, ato qeveritare dhe joqeveritare, mbi përvojën e tyre të deritanishme, sfidat dhe mësimet e marra nga trajtimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Kosova, është i vetmi vend në botë që aktualisht po implementon një model të skemës së dëmshpërblimeve për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës .
Qëllimi i draftuesve është të njohin të drejtën në kompensim për qindra të mbijetuara gjatë konfliktit dhe minoriteteve tjera. Vizita organizohet si pjese e përpjekjeve të IOM-it për të përkrahur institucionet e Irakut ne procesin e dizajnimit dhe implementimit të Programit të kompensimit për të mbijetuarat e dhunës seksuale të kryera nga grupi terrorist ISIL gjatë konfliktit në Irak. Parlamenti Irakian momentalisht po e shqyrton mundësinë e aprovimit të Draft Ligjit për përkrahjen e grave Yazidi .