Rrjeti i Grave në Shkencë dhe Arsim të Lartë me mbështetje nga Agjencia për Barazi Gjinore si dhe të Un Women, kanë mbajt punëtori njëditore për planifikimin e aktiviteteve të RRGSHAT për vitin 2020
Rrjeti i Grave në Shkencë dhe Arsim të Lartë me mbështetje nga Agjencia për Barazi Gjinore si dhe të Un Women, kanë mbajt punëtori njëditore për planifikimin e aktiviteteve të RRGSHAT për vitin 2020.
Qëllimi i Rrjetit të Grave në Shkencë dhe Arsim të Lartë është promovimi dhe përkrahja e vajzave dhe grave në avancimin akademik, shkencor dhe lidership, në promovimin e punës shkencore, kërkimore dhe udhëheqëse me qëllim të arritjes së potencialit të tyre të plotë dhe një karriere të suksesshme, të përkrahë vajzat dhe gratë në zhvillimin e karrierës së tyre akademike dhe shkencore përmes aktiviteteve te rrjetëzimit zhvillimor profesional dhe promovimit të bashkëpunimit, të promovojë rolin e vajzave dhe grave akademike në shkence dhe edukim duke vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet grave në shkencë dhe edukim dhe organizatave që merren me avancimin e barazisë gjinore dhe politik-bërësve të të gjitha niveleve institucionale.
Pjesëmarrës në punëtori ishin :Grupi iniciues i RRGSHAL, Agjencia për Barazi Gjinore, Përfaqësues të Konferencës së Rektorëve, UN Women Kosovo, Gra nga akademia dhe arsimi i lartë, përfaqësues të projektit HERAS
Kjo punëtori kishte si qëllim, hartimin dhe harmonizimin e aktiviteteve të rrjetit për vitin 2020.
Kjo punëtori u realizua me përkrahjen nga fondet financiare të SIDA Suedeze .