ABGJ priti në takim një delegacion të Rrjetit të Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës

June 04, 2020

Sot në zyrat e ABGJ-së  u prit një delegacion nga Rrjetit të Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës me përfaqësus Edisona Franca, Koordinatore e Projektit për Barazi Gjinore dhe Rini në OJQ "Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural në Kosovë - RROZHRK"  dhe Leutrim Gërmizi Kordinator ne Rrjetit të Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës. Delegacioni u prit nga Kryeshefja Egzekutive e ABGJ-së Edi Gusia dhe Shefja e Divizionit për Bashkpunim Shpresa Zariqi .

 

Nga përfaqësusit e Rrjetit të  Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës u njoftua se RROZHRK është anëtar-themelues i Rrjetit Ballkanik për Zhvillim Rural – (BRDN), pastaj është anëtar i Partneritet për Evropën Rurale – (Rrjet Evropian për Zhvillim Rural – PREPARE) si dhe anëtari i Parlamentit Rural Evropian (European Rural Parliament), gjithashtu u tha  se Misioni i Rrjetit është promovimi dhe zhvillimi i marrëdhënive dhe i partneritetit ndërmjet sektorëve të ndryshëm të komunitetit rural në Kosovë përmes aktiviteteve të avokimit që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm rural. Rrjeti në anëtarësim ka një numër të konsiderueshëm të shoqatave të grave që synojnë fuqizimin e grave dhe promovimin e barazisë gjinore.

Në këtë takimi Kryeshefja Egzekutive e ABGJ-së Edi Gusia u  njoftoj musafirët  me hisotrikun, punën, aktivitetet ,sukseset dhe sfidat  që pritet të zhvillohen në të ardhmen gjate realizimit të planit dhe aktiviteteve të ABGJ-së .

Në këtë takim u dakordu që të vendoset një bashkëpunimit në mese të ABGJ-së dhe OJQ "Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural në Kosovë - RROZHRK".