Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësueset e Rrjetit të Strehimoreve të Kosovës, me të cilat është diskutur për kushtet e punës nëpër këto institucione që janë vënë në mbrojtje të viktimave të dhunës. Qëllimi i takimit ishte njohja e përafert me punën e strehimorve , sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen ato për shkak të pandemisë.
Kryeministri Hoti, është zotuar se përmes Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, do të rishikohen të gjitha mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje sistematike afatgjatë për çështjen e financimit të këtyre qendrave ku gjejnë strehim viktimat e dhunës në familje, që janë kryesisht gra dhe fëmijë, por edhe të formave të tjera të dhunës e të trafikimit.