Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit ka shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas me nënshkrimin e marrëveshjeve me bizneset e vogla të grave, përfituese nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 Faza ll, Masa4.
Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas , Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, nënshkruajti marrëveshjet me përfitueset e fondit “Mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ekonomi - Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021” –Masa 4. Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2020.
Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në ZKM Znj. Edi Gusia, në hapje të takimit theksoi se pako e rimëkëmbjes ekonomike ne situatën te cilën ndodhemi ka ndihmuar mjaft bizneset e grave. Sipas saj, është ndarë 1milion euro, dhe se përfituese te kësaj pako janë bizneset të udhëhequra nga gratë, 249 biznese ne shumen totale 186 mije euro, derisa ne diten në vazhdim do te dihen edhe perfitusit eOJQ -ve të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara në shpallje.
Ndërsa, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, theksoi se faza e dytë mbështetjes për gratë do të jetë e vazhdueshme, në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi e qëndrueshmëri. Ai shtoi, se Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete edhe për 10 strehimore, me qëllim që ato të bëjnë pjesë në planifikim e rregullt buxhetor. Kjo do të vazhdojë edhe më tej pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin. Të fuqizojmë gratë në ekonomi, ta eliminojmë dhunën ndaj grave dhe në shoqëri.Sivjet përmes Agjencisë kemi punuar shumë gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Kemi dizajnuar atë që njihet si Masa 4 në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë. Masa që kemi paraparë prej 1 milion euro është targetuar të shkojë në dy drejtime, përmes ndihmës direkte financiare për biznese të vogla dhe iniciativa të ndryshme individuale që ndikojnë drejtpërdrejtë në biznesin e grave dhe në organizata tjera joqeveritare -theksoi Kryministri Hoti.
Ne fund te takimit u nënshkruan marrëveshjet me disa nga grate biznesmene qe janë përfitues te kësaj mase.