Komunikatë për Media “Fjalorin dhe leksikonin e sinonimeve të terminologjisë së ndjeshme gjinore“
September 15, 2021
Komunikatë për Media
Instituti Evropian për Barazi Gjinore (IEBGJ) në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit kanë përkthyer dhe përshtatur “Fjalorin dhe leksikonin e sinonimeve të terminologjisë së ndjeshme gjinore“, në katër gjuhët e shteteve kandidate potenciale anëtare për BE. Më shumë se 400 terme dhe definicione gjinore tashmë janë të disponueshme në gjuhën Shqipe, Boshnjake, Maqedone dhe Serbe. Ky fjalor është instrument i specializuar i terminologjisë gjinore cili ndihmon për integrim të perspektives gjinore në komunikim dhe mund të gjeni sqarime për nocione si “Përkujdesje ekonomike” deri te “ndarja vertikale” Fjalori i IEBGJ-së është mjet i termiologjisë të specializuar.
Më poshtë gjeni linkun ku mund ti qaseni fjalorit:
Për të promovuar përdorimin e fjalorit IEBGJ në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore ka organizuar punëtorin virtuale dy ditore -regjionale më 15-16 Shtator.
Kjo punëtori do të mbledh deri në 60 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Turqia.
Ky fjalor do ti ndihmojë politik hartuesit/et , gazetarë/et, student/et, aktivist/et se si të komunikojmë dhe përcjellim mesazhe në diskursin publik, me ndjeshmëri gjinore, të balancuara dhe të qarta në frymën e të drejtave të barabarta, legjislacionit që garanton dhe promovon barazinë gjinore.
Që nga viti 2014, IEBGJ bashkëpunon me ABGJ, me shtatë shtete kandidate të BE-së dhe kandidatët potencial në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, që ti ndërtojnë kapacitetet e tyre për barazinë gjinore në kuadër të Instrumentit të Asistencës të para- anëtarësimit (IPA) nga Komisioni Evropian.
Më shumë për Bashkëpunimin e IEBGJ-së me Shtetet Kandidate të BE-së dhe kandidatëve potencial, klikoni:
Për nevojat e përdoruesve të gjuhës Serbe klikoni në linkun e mëposhtëm: