Agjencia për Barazi Gjinore ka shënuar 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas me temë “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen ”
Agjencia për Barazi Gjinore organizon takime të rregullta për ngritje e vetëdijes për eliminimin e pengesave që pengojnë gratë dhe vajzat te arrijnë potencialin e plotë të tyre në shoqëri.
Mbështetja e grave të cilat tashmë janë pjesë e vendimmarrjes politike dhe institucionale për të garantuar avancimin e tyre profesional, sigurohet edhe përmes prezantimit të tyre në jetën publike, respektivisht realizmit te ngjarjeve ku gratë flasin për sfidat, eksperiencat personale ne ndërtimin e karrierës së tyre. Prandaj ABGJ këtë vit si tem të ngjarjes se shënimit të 8 Marsit është :“ Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen ”
Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia në hapje të takimit foli mbi rendësin e 8 Marsit, tregoi se kjo feste shënohet ne nivel global, si ditë e cila ofron platformë për të diskutuar per kauzat e përbashkëta per të drejtat e grave, sfidat per arritjen e barazisë gjinore, luftimin e dhunës ndaj grave, qasjen ne resurse adekuate financiare për gratë dhe vajzat, qasje ne punësim. Është po ashtu dita e cila na mbledhë për të shënuar arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të grave.Bota më nuk është as nuk do jetë e njëjta, dhe ende pa përfunduar pandemia ,sot jemi dëshmitar të një fatkeqësie që po ndodhë në zemër të Evropës , lufta në Ukrainë. Janë me qindra gra dhe vajza , burra dhe djem që po ballafaqohen me tmerret e një lufte të padrejtë , sot në këtë moment janë me qindra fëmijë vajza dhe djem që së bashku me nënat e tyre po i nënshtrohen eksodit , po përballen me vdekjen , dhe fatkeqësisht po dëgjojmë paralajmërimet e para se dhunimet seksuale si mjet lufte ndaj grave ukrainase janë duke ndodhur .Të gjithë ne të pranishmit në këtë sallë me zemrat dhe mendjet tona lutemi dhe shpresojmë që lufta të ndalet në Ukrainë. Fatkeqësisht për gratë dhe burrat e Kosovës këto plagë janë ende te freskëta , dhe te ne ngjallin shumë kujtime të hidhura të cilat nuk i kemi harruar , por ne besojmë se ka mundësi për paqe mes njerëzve dhe dialogu mes palëve duhet zhvilluar me zë gruaja , dhe Kosova dëshmon gatishmërinë e saj per paqe ,përmes angazhimit ,përkushtimit , zërave te shume grave dhe vajzave qe me angazhimin e tyre politik , aktivist dhe emancipues ndërtojnë çdo paqe ne Kosove , dhe posaçërisht angazhimit dhe zërit te një gruaje shkëlqesisë Presidentes znj. Vjosa Osamni" theksoi znj.Gusia .
Ndërsa, Presidentja Vjosa Osmani, theksoi se “Barazi gjinore janë parakusht e adresimit të të gjitha sfidave. Ne mund të arrijmë prosperitet vetëm atëherë kur mbrojmë të drejtat e tyre. Duhet të bashkohemi që të gjithë, qe ti japim frymë barazisë gjinore në shtëpi, në rrugë. Nga fjala tek vepra, hendeku vazhdon të jetë i thellë. Ky mbetet përkushtimi i jonë prioritar.
Ndërkaq Kryeministri Albin Kurti tha se organizimi i përbashkët institucional është e vetmja alternativ. Sipas tij barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore. Krijimi i mundësive të barabarta është prioriteti ynë në programin për barazi gjinore. Brenda këtij vitit kemi ndarë shtesa për 142 mijë fëmijë të porsalindur. Po punojmë që fëmijës e vegjël të rriten me vlera të përfshirjes së barazisë gjinore, tha Kryeministri Kurti.
Derisa Shefi i Zyrës së BE theksoi se me të gjithë avancimin e të drejtave të grave akoma nuk është e mjaftueshme, barazia gjinore është një parim integral i BE-së. BE-ja po e shënon këtë ditë duke adresuar sfidat dhe duke ofruar mundësinë për tranzicion, barazia gjinore po forcohet. Do të doja ta lavdëroj Kosovën si shembull i mirë për fuqizimin e grave duke dhënë pozita për lidership, është e qartë se përfaqësimi nuk është i mjaftueshëm, por është vitale që gratë të mbajnë pozita vendimmarrëse.
ABGJ ka organizuar 4 panele diskutimi me gratë dhe vajzat në nivele të ndryshme të vendimmarrjes duke përfshirë në panelin e parë me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës Saranda Bogujevci, Duda Balje, Kryetare e Komisionit për te drejtat e njeriut, Barazi gjinore, për persona te pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale te Luftës dhe Peticion, Fatmire Kollçaku, Kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie, Doarsa Kica – Xhelili, Kryetare e Komisionit për administrate Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Igballe Rogova, Drejtoreshë e Rrjetit të Grupit të Grave.
Paneli i dytë kishte në përbërje Emiljia Rexhepi, Zëvendëskryeministre e RKS Donika Gervalla, Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme , Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Artane Rizvanolli, Ministre në Ministrinë e Ekonomisë, Edona Maloku Berdynaj, Zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Lule Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Paneli i tretë ishte me ambasador të akredituar në Kosovë Chrysoula Aliferi, Ambasadore në Ambasadën e Greqisë, Danijela Barišić, Ambasadore në Ambasadën e Kroacisë, Carin Lobbezoo, Ambasadore në Ambasadën e Holandës në Kosovë, Cyprien François, Përfaqësues nga Ambasada e Francës ,Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ku ambasadoret ne fjale sollën eksperiencat e tyre në zhbërjen e paragjykimeve nga vendet përkatëse të tyre nga të cilat vijnë, se cili ishte rrugëtimi i tyre deri në pozitën të cilën e mbajnë në shërbimin diplomatik, dhe çfarë masash ato propozojnë në mënyre që të inkurajojnë vajzat dhe gratë që të ndjekin shërbimin diplomatik.
Dhe në fund paneli i katër kishte në përbërje ,Auditorën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës ,Vlora Spanca si gruaja e parë në rajon dhe në Kosove në cilësinë e Auditorës , Anita Kalanderi, Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Leonora Selmani – Kryetare e Komisionit për verifikimin e statusit të të mbijetuarave te dhunës seksuale gjatë luftës ,Znj. Krenare Sogojeva – Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi ,Znj. Fahrije Ternava – Sekretare e Përgjithshme në Ministri të Punëve të Brendshme Znj. Vlora Nushi, Udhëheqëse e Zyrës së Un Women në Kosovë, të gjitha këto prezantuan sfidat me të cilat ato janë ballafaquar në zhvillimin e karrierës së tyre politike dhe vendimmarrëse, eksperiencat pozitive, dhe propozimet të cilat do te mund ti ndërmarrin shoqëria dhe institucionet në mënyrë që të inkurajojnë vajzat dhe gratë e reja të bëhen pjesë e vendimmarrjes .