Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM është duke mbajtur trajnim dy ditor në komunën e Gjilanit me Policinë e Kosovës, për prezantimin e Procedurave Standarde për Mbrojtje nga Dhuna në Familje
June 15, 2022
Sipas PSV Policia e Kosovës në të shumtën e rasteve është kontakti i parë për viktimën e dhunës në familje. Zakonisht policia thirret kur një rast i dhunës në familje ka ndodhur rishtazi ose është i pashmangshëm. Prandaj, detyra parësore e policisë është të hetoj rastin dhe të mbroj viktimën. Policia e Kosovës si reaguesit e parë të zakonshëm kanë një detyrim për të dhënë informacion viktimave, t'i udhëzojnë viktimat gjatë procesit dhe të njoftojnë akterët tjerë.
Në trajnim po marrin pjesë 20 policë.