Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit sot ka publikuar librin e përkthyer në gjuhën shqipe “Ekonomiksi Gjinor” të Autores Joyce. P. Jacobsen
ABGJ në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Ekonomik kanë filluar këtë iniciativë pesë vite me parë duke nënshkruar memorandum bashkëpunimi për vendosjen e lëndës së re në studimet akademike lëndën Ekonomia dhe Gjinia.
Lënda Ekonomia dhe Gjinia u vendos si pjesë e sylabusit ekonomik, duke u fokusuar tek kontributi, mundësitë, sfidat dhe pengesat, qasja në burime financiare të grave dhe vajzave si parakusht për zhvillimin ekonomik. Vendosja e lëndës në nivel të studimeve akademike, së bashku me iniciativën e përkthimit të librit të autores Jacobsen e vendosë Kosovën ndër vendet e para në rajon që integron një lëndë “Vlerësimi i ndikimit gjinor” në suaza të ekonomisë, ndërsa teksti universitar ndër të parët të përkthyer në gjuhën shqipe në studimet e ekonomisë dhe gjinisë.
Në hapje të takimit Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, ka thënë se sot kemi gjeneratën e tretë të studimeve që ndjekin lëndën “ Ekonomiksi Gjinor” dhe se kjo iniciativë gjeti mbështetjen e shumë akterëve të vullnetit të mirë, dhe përmbylljen e një cikli po e shënojmë sot duke falënderuar një nga një për ndihmën e pakursyer, kureshtjen dhe kurajën intelektuale për të ndihmuar qe te finalizohet libri, falënderim të veçantë pati për autoren e librit prof. Joyce. P. Jacobsen e cila mundësoi të drejtën autoriale për përkthim të librit “Ekonomiksi Gjinor” dhe botimin e tij në gjuhën shqipe.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti tha se përfshirja e grave me pjesëmarrje e përfaqësim, në hartim të politikave e vendimmarrje, i hap udhë progresit e transformimit të shoqërisë. Vetëm kështu mundësohet që gjysma e potencialit, aftësive dhe talentit të popullsisë të mos lihet anash.
Duke folur për masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për mbështetje të grave dhe vajzave, kryeministri Kurti tha se përmes integrimit gjinor në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike janë dizajnuar masa specifike për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave dhe rritjen e qasjes së grave në shkollim dhe punësim.
Ndërsa, prodekanja e Fakultetit Ekonomik Afërdita Berisha teksa ka folur për librin “ Ekonomiksi Gjinor” tha se vetëm 66 përqind e stafit akademik në këtë fakultet janë gra, dhe se numri më i madh i studentëve janë vajza.
Pjesë panelit ishte edhe Rudina Nallbani Hoxha nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung të cilët mbështeten përkthimin dhe dizajnin e librit.
Me ftesë të Agjencisë për Barazi Gjinore, në Kosovë do të qëndron edhe Autorja e Librit “Ekonomiksi Gjinor” Joyce. P. Jacobsen, e cila do te mbaj disa ligjërata në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin Filologjikë të Universitetit të Prishtinës.
Prof Joyce. P. Jacobsen është Profesoreshë e Ekonomisë në Kolegjet Hobart dhe Wiilam Smith, në NY dhe Adrews Profesor i Ekonomisë, Emeritus në Universitetin Wesleyan në Middletown.
Ajo ka shërbyer gjithashtu në administratën akademike më së fundi si Presidente e Kolegjeve Hobart dhe William Smith dhe më parë si Udhëheqëse e departamentit për çështje Akademike në Universitetin Wesleyan. Ajo ka botuar kryesisht në fushën e ekonomisë feministe, gjinore.