Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit sot ishin të ftuar në takim nga Dekani i Fakultetit Filozofik Dashamir Bërxulli
.jpg)
Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit sot ishin të ftuar në takim nga Dekani i Fakultetit Filozofik Dashamir Bërxulli. Të pranishëm në takim ishin, Shefja e Departamentit të Psikologjisë, Shefja e Departamentit të Punës Sociale, Shefja e Departament të Sociologjisë si dhe studentë të katedrës së Psikologjisë të cilët u njoftuan me mandatin e ABGJ, dhe bashkëbiseduan për çështje te ndryshme sa i përket barazisë gjinore, dhunës në familje, dhunës seksuale etj.
ABGJ dhuroi për bibliotekën e fakultetit 20 kopje të librit të përkthyer në gjuhën shqipe “ Ekonomiksi Gjinor” nga autorja Joyce. P . Jacobsen.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme u dhuruan edhe 230 kopje të librit "Ekonomiksi Gjinor" në Fakultetin Ekonomik të cilët do të përdoren për nevojat e studetëve të këtij fakulteti.