ABGJ e shënoj 8 Marsin, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me dedikim në kujtimi të grave krijuese, artiste profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje, dhe të cilat nuk jetojnë më
Agjencia për Barazi Gjinore sot ka shënuar 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas me dedikimin ne kujtim te grave krijuese, artiste profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje, dhe të cilat nuk jetojnë më. Ky shënim 8 Marsi i dedikohet kujtimit të :Nexhmije Pagarusha, Leze Qena, Sazana Çapriqi, Burbuqe Rushit ,Violeta Rexhepagiqi,Burbuqe Berisha ,Vjosa Berisha, Arzana Kraja, Alije Vokshi, Edi Shukriu, Esma Mulla, Teuta Tmava, Ardita Sylejmani, Seniha Spahiu, Shahindere Bërlajolli .
ABGJ me këtë rasat ka organizuar 3 panele diskutimi ku folëse kanë qenë gratë krijuese, profesoresha universitare dhe gazetare, të cilat kanë prezantuar eksperiencat personale, pengesat, mbështetjen apo paragjykimet me të cilat janë ballafaquara në zhvillimin e karrierës së tyre.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se gratë përballen me sfida të shumta, ndërsa nuk trajtohen njëjtë me kolegët dhe shokët e tyre, as pas vdekjes.Në shënimin e Ditës së Gruas nga Agjencia për barazi gjinore, Kurti tha se përgjegjësia e barazisë gjinore bie mbi burrat, ndërsa aty u propozua që emrat e grave që ndërtuan historinë e vendit t’iu vendosen institucioneve dhe hapësirave publike .Brenda dy vitesh ne kemi arritur të përmbushin 18 nga 36 caqet e programeve për barazi gjinore, derisa shtoi se gratë duhet të jenë të pranishme afër nxënësve e studentëve edhe si autore.“As pas vdekjes nuk trajtohen njëjtë me kolegët dhe shokët e tyre.Sikurse në shumë fusha të barazisë, përgjegjësia e ndryshimit të situatës edhe këtu bie tek burrat. Tek e fundit, vetë problemi i pabarazisë është i krijuar nga burrat, pra ata që e kanë e krijuar duhet ta zgjidhin atë. Pa barazi gjinore nuk ka barazi shoqërore e për ta arritur këtë nevojitet së pari emancipimi i burrave për barazi gjinore. Është tejet e rëndësishme që nxënësit dhe studentët t’i kenë autoret gra edhe të pranishme, edhe pranë. Edukimi i brezave të ri, përveç edukim moral për barazi gjinore, duhet të ketë edhe edukim kulturor e estetik”, tha Kurti.
E përjetësimi i kujtimit të këtyre grave, sipas kryeshefes Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia bëhet duke u vendosur emrat e tyre institucioneve, shesheve, festivaleve dhe hapësirave publike.“Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, këtë shënim 8 Marsi ia dedikon grave krijuese, këngëtare, artiste, aktiviste, profesoresha universitare, gazetare që thyen barrierat në fusha dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje.Urojmë që ky takim të na ndihmojë të gjejmë pak kreativitet për të rishikuar historinë e vendit me fytyrë gruaje, duke i bërë këto zonja pjesë të teksteve shkollore, të cilat do të frymëzojnë gjeneratat e reja të vajzave dhe djemve si dhe të përjetësojmë kujtimin e këtyre grave duke i vendosur emrat e tyre institucioneve, shesheve, festivaleve dhe hapësirave publike”, tha ajo.
Po ashtu, një fjalim rasti mbajti edhe Zëvendësministrja e Kulturës Rinis dhe Sportit Daulina Osmani.
Derisa pjesë e paneli të parë ishin gra nga kultura duke filluar me Lejla Haxhiu Pula- Profesoreshë e Pianos, Fakulteti i Arteve , Besa Llugiqi, Soprano, Blerta Zeqiri, Regjisore, Zake Prevlukaj, Profesoreshë e Pikturës, Fakulteti i Arteve, Doruntina Basha, Dramaturge/Skenariste, paneli i dytë ishte në përbërje të profesoreshave si Arta Basha Jakupi, Prorektore në Universitetin e Prishtinës Vjollca Krasniqi, Profesoreshë e Sociologjisë, Fakulteti Filozofik, Majlinda Daci Ajvazi, Profesoreshë e Kimisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Ibadete Bytyqi, Shkencëtare e vitit 2021, Ardiana Gashi, Prof. Dr, Fakultet Ekonomik, ligjëruese e lëndës Ekonomiksi Gjinor, si dhe paneli i trete dhe i fundit ishin gazetaret Saranda Ramaj, Gazetare Koha Ditore ,Kaltrina Rexhepi, Gazetare RTK , Gentiana Begolli Pustina, Ish Kryetare e AGK – Gazetare Dafina Haliti, Gazetare Kosovo2.0.