.jpg)
Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, së bashku me prorektoren për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. dr. Arta Basha-Jakupi, pritën në takim përfaqësueset nga Agjencia për Barazi Gjinore e Zyrës së Kryeministrit, kryeshefe ekzekutive Edi Gusia, shefja e departamentit të bashkëpunimit Shpresa Zariqi dhe zyrtare për monitorimin dhe raportimin nga Agjencia për Barazinë Gjinore, Albana Lumi.
Në këtë takim u diskutua rreth iniciativave që synojnë reduktimin e pabarazive gjinore në fusha të ndryshme të arsimit të lartë, si dhe sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në universitet dhe për të identifikuar mundësitë për ndryshime pozitive