Me ftesë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, përmes Programit Ndërkombëtar të Vizitorëve për Lidership (International Visitor Leadership Program IVLP) në Uashington DC, një grup i përfaqësueseve të institucioneve të RKS-së dhe shoqërisë civile është duke marrë pjesë në programin e IVLP "Përgjigjja Institucionale ndaj Dhunës në Familje".
1. Edita ÇANTA, Gjyqtare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës
2. Leonora KADRIU, Prokurore e Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës
3. Edi GUSIA, Zv. Drejtoreshë Ekzekutive , Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) – Zyra e Kryeministrit (ZKM)
4. Fatlume MUSTAFA GASHI, hetuese/polici për dhunën në familje (DHF), Policia e Kosovës (PK)
5. Erblina DINARAMA, Drejtoreshë Ekzekutive, OJQ “Shtëpia e Sigurt ”- Strehimore për Gratë dhe Fëmijët Viktima të Dhunës në Familje
Përmes pjesëmarrjes në këtë program synohet të përvetësohet eksperienca e ndërveprimit ndërinstitucional, shumë-sektorial për të trajtuar me efikasitet rastet e dhunës në familje. Do të shqyrtohen praktikat më të mira të SHBA-së në nivel federal, shtetëror dhe lokal në ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të dhunës në familje, duke u fokusuar kryesisht në qasjen e përqendruar në viktimën.
Mes shumë takimesh, ndër me të rëndësishmet, veçojmë takimet me Përfaqësues të Këshillit të Politikave Gjinore /Departamenti i Shtetit; Zyrën e Çështjeve Globale për Gratë dhe Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Punës. Është realizuar takim me znj Catherine M. Poston- Departamenti i Shtetit /Drejtësisë- Zyra për Dhunën ndaj Grave; znj Nicole McClain Walton - Këshilli Mbikëqyrës dhe Hetimor i Komitetit të Senatit për Legjislacion; znj Pragna Soni-OPDAT.