Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore për tri ditë radhazi prej date 03 deri me 07 shtator, kanë marr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore Suedeze në Goteborg të Suedisë
UD Drejtoresha Ekzekutive e ABGJ Edi Gusia ka prezantua kornizën ligjore, mekanizmat institucional dhe te arriturat e Qeverisë në agjendën e barazisë gjinore.
Ajo gjatë vizitës përmendi të arriturat e Kosovës në avancimin e barazisë gjinore duke theksuar se Kosova ka një kuadër ligjor të avancuar lidhur me të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe barazinë gjinore në veçanti. Neni 22 i Kushtetutës sonë u jep përparësi Konventave të tilla si CEDAW dhe ajo e Stambollit, të cilat mbizotërojnë mbi legjislacionin vendas edhe pse ne nuk i kemi ratifikuar. Është rritur përfaqësimi i grave në pushtetin qendror dhe vendor. Kemi Presidenten tonë të dytë grua, zonja Vjosa Osmani një nga politikanet më të votuara ndonjëherë. 2 nga 3 zëvendëskryeministrat janë gra. Dhe kuota gjinore për kuvendet tona në Kosovë dhe komunale ka treguar rezultate të jashtëzakonshme, me më shumë gra që janë zgjedhur pa nevojën e kuotës. Në zgjedhjet e mëparshme kombëtare, kuota u përdor në fakt për të siguruar një mandat për një burrë. Vajzat po arsimohen me një shkallë më të lartë se djemtë. Ka më shumë gra në universitetet tona sesa djem, dhe më shumë prej tyre shkojnë në fusha tradicionalisht të dominuara nga meshkujt si STEM dhe politika. Gratë po na vendosin edhe në skenën botërore në sport dhe art. Ne kemi tre medalje të arta nga Lojërat Olimpike, në xhudo - një sport për të cilin as që jemi të njohur, dhe të tria u arritën nga vajzat tona të fuqishme. Së fundmi jemi nominuar për Oscar, për një film me regji të një gruaje, i cili tregon historinë e të pabesueshmes Fahrije Hoti, e cila humbi bashkëshortin e saj në luftën e Kosovës. Ajo gjeti forcë në pikëllimin e saj dhe ndërtoi një korporatë që shet dhe madje eksporton ajvar, duke ofruar punë për mbi 200 gra që ndanë humbje të ngjashme.
Dhe artistë si Dua Lipa dhe Rita Ora janë bërë të njohur në mbarë botën, duke na vënë ne si një vend në hartën e shumë fansave të tyre.
Ajo nder të tjera ka përmend edhe bashkëpunimin me shoqërinë civile e cila është aktive në adresimin e problemeve të ndryshme
ABGJ është mirënjohëse shtetit Suedez te cilët për 4 vite radhazi kanë mbështet ABGJ dhe se kjo vizitë studimore është një vazhdimësi e bashkëpunimit edhe për të ardhmen.