
October 02, 2023
TETORI - MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Agjencia për Barazi Gjinore solidarizohet me të gjitha gratë që janë prekur nga kanceri i gjirit.