Komitetit i Rrjetit për Fuqizimin e Grave në Pozita Vendimmarrëse në Sektorin Publik sot ka mbajt takimin e parë me gra udhëheqëse nga të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës
Qëllimi kësaj punëtorie ishte te identifikoj pengesat që mbajnë larg gratë nga vendimmarrja, te mbështes pjesëmarrjen e tyre, duke ndarë eksperiencat, sfidat dhe përvojat e grave qe tani me janë ne pozita vendimmarrëse:
Duke ndarë sfidat dhe përvojat për të inkurajuar gratë që të jenë më të guximshme
- Duke ndarë shkathtësitë dhe njohuritë teknike me njëra-tjetrën për të zhvilluar kapacitetet
- Duke i mundësuar grave të marrin autoritet dhe përgjegjësi në rolet e tyre, duke marrë vendime të nivelit të lartë
- Duke motivuar, nxitur, këmbëngulje dhe vetëbesim për të vazhduar zhvillimin e karrierës
- Duke inkurajuar gratë që të aplikojnë për role më të gjëra dhe drejtuese të nivelit të lartë (proceset e Rekrutimit me Bazë në Meritokraci - RBM)
Organizimi i kësaj punëtorie u financua nga Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, ne kuadër të prioriteteve te vendosura në PKBGJ 2020-2023, dhe projekti i rekrutimit për pozitat e larta në Kosovë, zbatuar nga BDO LLP në partneritet me Talogy dhe financuar nga Ambasada Britanike.