Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit sot ka mbajt punëtorinë “ ‘Integrimi Gjinor në Integrimin në BE
Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit sot ka mbajt punëtorinë “ ‘Integrimi Gjinor në Integrimin në BE – sesion fillestar’, e cila u zhvillua në kuadër të Projektit Instrumenti për Barazi Gjinore( Gender Equality Facility ) GEF – Reformat e sektorit, strategjitë, programet dhe planet e rimëkëmbjes/zhvillimit pas COVID-19 janë hartuar me ndjeshmëri gjinore në mënyrë të vazhdueshme, të realizuar nga UN Women Zyra në Kosovë, si dhe të financuar nga Bashkimi Evropian.
Kjo punëtori kishte si qëllim informimin dhe njoftimin e pjesëmarrësve me integrimin gjinor në procesin e integrimit në BE dhe harmonizimin e Planit të Veprimit Gjinor të BE-së (GAP III). Ndër objektivat kryesore është zhvillimi i njohurive, aftësive dhe kapaciteteve të pjesëmarrësve për t’u angazhuar në integrimin gjinor të harmonizuar me BE-në; si dhe identifikimin e nevojave specifike të kapaciteteve të nëpunësve civilë për integrimin gjinor në proceset e integrimit në BE.
Pjesëmarrësit në punëtori ishin nga Zyrtarët nga Agjencia për Barazi Gjinore/ ZKM, Zyra për Koordinim të Bashkëpunimit/ ZKM, Zyra për Planifikim Strategjik/ ZKM, Zyra për Koordinim të Procesit të Stabilizim Asociimit/ ZKM Departamenti për Kritere Politike/ ZKM, Departamenti Ligjor/ ZKM, Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Zyrtarët për Barazi Gjinore ne nivelin qendror, Stafi përgjegjës nga IBGJ/GEF, UN Women Zyra në Kosovë, si dhe Zyrtarët nga Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, si dhe Departamenti për Përformancë dhe Transparencë të Komunave dhe Departamenti Ligjor dhe Monitorim të Komunave nga MAPL.