Në kuadër te zbatimit të Projektit ‘Instrumenti për Barazi Gjinore në Kosovë’ – GEF i financuar nga Bashkimi Evropian, Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, me mbështetje të partnerit zbatues UN Women, janë të angazhuar për avancimin e standardeve mbi barazinë gjinore dhe kushteve të vendosura në Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Mbrojtja e të drejtave të individit, si dhe kapaciteti i administratës publike për të kuptuar drejt dhe zbatuar siç duhet standarde të legjislacionit dhe politikave të BE janë kritere të cilat ndërtojnë kornizën e procesit të integrimit evropian. Përmes këtij procesi, raportimi i progresit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në çdo sektor me theks në barazi gjinore, nga institucionet përgjegjëse në nivel qendror është i një rëndësie dhe dobie të padiskutueshme, e për më tepër një detyrim ndaj kësaj marrëveshjeje për të matur e përmirësuar performacën e çdo institucioni në zbatimin e politikave publike të Bashkimit Evropian.
Me këtë rast janë mbajtur sesione informuese me Sekretar të Përgjithshëm të Ministrive, Drejtor Ligjor si dhe Drejtor te Departamenteve për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (DIEKP), lidhur me temat:
• Monitorimi dhe raportimi mbi progresin e institucioneve në zbatim të kritereve të integrimit në BE, dhe standardeve të barazisë gjinore’
• Roli i Mekanizimit për Barazi Gjinore dhe i Ministrive të linjës në planifikimin, mbledhjen dhe Raportimin e të dhënave.