Sot përfundoi shkolla verore për "Gjininë, ekonominë dhe politikat"
Sot përfundoi shkolla verore për "Gjininë, ekonominë dhe politikat," një organizim i përbashkët i Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) me Agjencinë për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit. Ky është edicioni i dytë i kësaj shkolle verore, dhe këtë vit morën pjesë 28 studentë e studente nga etni të ndryshme
Ky organizim kishte për qëllim rritjen e njohurive të pjesëmarrësve rreth rolit të grave në ekonominë e vendit, vlerësimin e kontributit të papaguar të grave, hendekun gjinor në paga, dhe ndikimet e pjesëmarrjes së grave në tregun informal të punës. Gjatë këtij programi, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin prezantimet e panelistëve nga universitete vendore dhe ndërkombëtare.
Agjencia për Barazi Gjinore dhe NDI falënderojnë të gjithë ata që kontribuan në suksesin e këtij organizimi: panelistët, Universitetin e Pejës "Haxhi Zeka" dhe Rektorin Z. Krasniqi, si dhe veçanërisht PhD. Ardiana Gashin, ligjëruese e lëndës "Ekonomiksi Gjinor" në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, e cila ka ndjekur nga afër punën e studentëve gjatë shkollës verore.
Pas prezantimit të detyrave finale, studentët dhe studentet u pajisën me certifikata.