Agjencia për Barazi Gjinore ka mirëprit në takim një Delegacion nga Ukraina

October 21, 2019


Agjencia për Barazi Gjinore me datën 21 tetor ka mirëprit në takim një Delegacionin nga Ukraina, i cili do të qëndrojnë për një vizitë njëjavore në Kosovë. Delegacionin nga Ukraina, sot u njoftua nga Kryeshefja Egzekutive e ABGJ-së Edi Gusia dhe nga Shefja e Legjislacionit e ABGJ-së  lidhur mbi përvojën dhe modelin e Kosovës në shërbimin e viktimave të luftës të dhunës seksuale.Qellimi i kesaj vizite studimore i Delegacionit nga Ukriaina , i mbështetur nga Fondacioni Dr. Denis Mukwege u tha se është që të mësojë nga institucionet dhe aktert e Kosovës, ato qeveritare dhe joqeveritare,mbi përvojën e tyre të deritanishme,sfidat dhe mësimet e marra nga trajtimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.Kosova,është i vetmi vend në botë që aktualisht po implementon një model të skemës së dëmshpërblimeve për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës .

Fondacioni Dr. Denis Mukwege është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, e krijuar me qëllimin për t'i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale në konflikt.Së bashku me këshilltarin e saj të veçantë, gjinekologun Kongolez dhe aktivist për të drejtat e grave Dr. Denis Mukwege, fondacioni gjithashtu mbështet projekte për të ndihmuar të mbijetuarit në mbarë botën.Në nivelin global, Fondacioni Mukwege, përmes zyrave të tij në Hagë dhe Gjenevë,punon me qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare për të zbatuar normat dhe rregullat që ndalojnë dhunën seksuale.Fondacioni Mukwege është sekretariati për SEMA, Rrjeti Global i Viktimave dhe Të Mbijetuarve për t'i dhënë fund Dhunës Seksuale të Luftës gjatë Luftës.

Agjencia për Barazi Gjinore, ka vazhduar me mbajtjen e takimit me përfaqësues nga Delegacioni i Ukrainës dhe me ish Komisionin për Të drejta të njeriut, Barazi Gjinore, Persona të pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës.

Poashtu gjatë ditës delgacioni i Ukrianes pati takime me Komisionin për Verifikimin e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës ,d

elegacioni kishte mundësinë të njihen me afër me punen dhe mbështetjen që komisioni ka treguar për kategorinë e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

 

Derisa në mbremje për nder të delgacionit të Ukraines pritja o organizua nga ABGJ derisa prezent në këtë mbrëmje ishin përfaqësuse të Korit Diplomatike në 

Kosovë.Në këtë mbrëmje me një fjalë Përshëndetëse dhe  Mirëseardhëse  foli dhe 

Shkëlqesia e saj ZNJ. Karin Nernmarck Ahliny- Znj. Ambasadore e Suedisë në RKS e cila tha se "

Lufta, në linjën e frontit, është kryer mbi trupa e grave. Stigma që e përcjell dhunën seksuale e bën dhunimin një armë edhe më të fuqishme në luftë. Duke njohur dhunën seksuale si një formë të luftës dhe duke mundësuar  të mbijetuarat të flasin hapur, ne e reduktojmë ndikimin e kësaj dhune.Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të bërë këtë dhe tani shërben si një shembull për vendet tjera që vuajnë nga konflikti. (Dhe Vizita) e Delegacioni Ukrainas është testament i kësaj".

 

 

Vizita është mbështetur nga  projekti i Konzorciumit NIRAS CPM Internacional,përmes projektit të ambasades Suedeze SIDA’s .