Me rastin e hapjes së Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit,organizoj sot me datë 25 Nëntor 2019 tryezen e diskutimit

November 25, 2019

 

Me rastin  e hapjes së Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit,  organizoj sot me datë 25 Nentor 2019  tryezen e  diskutimi, ku është prezantuar Manuali për Vlerësimin e Ndikimit të Barazisë Gjinore si dhe prezantimi i Vlerësimit të Zbatimit të Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore,Znj. Edi Gusia, në hapje të fushatës theksoi se  “Fushata e 16 ditëve të aktivizmit nuk është ngjarje festive; ajo është thirrje e ndërgjegjes për të gjithë shoqërinë për të : pyetur se a punuam mjaftueshëm për të mbrojtur të gjitha ato gra dhe vajza që ishin viktima të dhunës në familje, dhunës në baza gjinore gjatë vitit 2019?  Fatkeqësisht ,gjatë vitit 2019 kemi 6 jetë të humbura, 5 gra dhe vajza dhe një fëmijë, të cilët humben jetën si pasoje e dhunës në baza gjinore, si pasojë e një mentaliteti shumë sfidues, i cili ende minimizon pasojat e dhunës ndaj grave  dhe  reagimi vazhdon të jetë  i ngadalshëm ndaj të gjitha atyre që kërkojnë ndihmën dhe mbështetjen tonë” theksoi znj. Gusia.

Ajo shtoi se ne si institucione kemi bërë hapa pozitiv në drejtim të përplotësimit të kornizës ligjoredhe mekanizmave institucionalë, që ofrojnë mbrojtje nga dhuna në familje dhe ajo në bazë gjinore.Mirëpo, ka shumë nevojë të punohet në drejtim të ofrimit të një reagimi më të shpejtë dhe më të koordinuar ndaj thirrjes së të gjitha atyre grave që kërkojnë ndihmë për të shpëtuar nga një ambient apo situatë e dhunshme jetësore. Angazhimin për ta eliminuar dhunën në baza gjinore, dhunën në familje duhet ta vëmë në qendër të agjendave tona politike, edukative dhe informuese, parandalimi dhe reagimi ndaj këtij fenomeni shkatërrues duhet të jetë prioritet politikë hartues, buxhetor dhe reagim kulturor. Çështjet pronësore dhe trashëgimore, të cilat  lënë vajzat dhe gratë të jetojnë në ambient familjarë të dhunshëm, mbështetja e iniciativave që krijojnë pavarësi ekonomike, përkujdesja sociale banesore për të mbijetuarat e çfarëdo lloj dhune, financimi i strehimoreve, qasja në drejtësi, eliminimi i barrierave burokratikë gjyqësore, kërkojnë angazhimin e institucioneve, universitetit, shoqërisë civile, mediave që të mos lejojmë të humbim jetë dhe të krijojmë mundësi për jetë të dinjitetshme, ku çdo grua dhe vajzë të ndjehet e mbrojtur dhe e sigurtë.

Drejtoresha për Ndihmë dhe Zhvillim(Sida) nga Ambasada Suedeze Nasrin Pourghazian, në fjalën përshëndetëse tha se “ ne me ABGj-n ëkemi një partneritet shumë të rëndësishmë dhe theksoi se përpos në Kosovë dhuna në baza gjinore ndodh edhe në Suedi dhe se ky nuk është një problem kombëtar por është një problem global. Roli i qeverisë është shumë domethënës dhe si institucione ndikojnë pozitivisht në përmisimin e sistemit  .Më tejë ajo theksoi se kishte kënaqësinë të merrte pjesë në prezentimin eManualit të VNGJ –së s një instrument i rëndësishem për integrimin gjinore në ndihmë të institucioneve të Kosovës”

Ndërkohë , Reyes Charle Cuellar, Këshilltare për të Drejtat të Njeriut, në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë fjalës hyrëse tha: ”se sot kam ardhur të përfaqësojë zyrën e BE-së, e cila   edhe sot po diskuton për barazinë gjinore  në Mitrovicën Veriore dhe në Prishtinë. ABGJ ka një mandat të gjerë dhe se ajo është e angazhuar seriozisht në luftën kundër dhunës së grave, derisa për BE është e drejtë fondamentale dhe në të gjitha marrëdhëniet me te tjerët i promovon dhe angazhohet për të drejtat e barbart dhe avancimin e tyre”.

Ndërsa, David Oberhuber, Shef për Bashkëpunim Ndërkombëtar-- GIZ tha se është i lumtur që përfaqëson GIZ dhe theksoi se dhuna në familje nuk është prezent vetme në Kosovë, por edhe në  Gjermani dhe se numri  i grave të vdekura si pasoj e dhunës ndaj grave në vitin 2019 është 120. Sot po ashtu jam i lumtur qe i kemi PSV dhe se duhet një angazhim i të gjithëve që të jeni sa me funksionale.

 

Prezantimin e Manualit për Vlerësimin e Ndikimit të Barazisë Gjinore, e prezantoji, znj. Blerinda Idrizi, Udhëheqëse e Projektit Niras/CPM Internacional /Projekt i mbështetur nga SIDA ndërsa Leonora Selmani - Shefe e Divizionit për Legjislacion ABGJ prezantoi Vlerësimin e Zbatimit të Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje i cili u mundësua në Bashkëpunimin Ndërkombëtar GIZ.

Në fund të takimit u shfaq videospoti televiziv i realizuar nga ABGJ rreth mekanizmave shëndetësorë, mbi përgjegjësitë e tyre karshi viktimave të dhunës në familje.

 

ABGJ, po ashtu nga ora 17:00 deri në 24:00 do të ndriçojë Ndërtesën e Qeverisë ngjyrë portokalli dhe vendosja e kordeles se bardhë.