Përfaqësuesit e Institucioneve të RKS qëndruan për vizitë studimore në Itali
Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore, Mbrojtës të viktimave, Prokurore si dhe Zyrtare për Barazi Gjinore në nivel komunal, realizuan një vizitë studimore në Itali prej 12 deri me14 shkurt 2020. Fillimisht delegacioni i Kosovës mbajti takim me Drejtuesen e sektorit të mirëqenies Francesca Zampano si dhe me Giulia Sannolla, Përfaqësuese e sektorit të mirëqeines, dega e dhunës në familje, ku u diskutua rreth ligjeve rajonale dhe mbështetjes financiare për kategorine e viktimave te dhunes ne familje.
Dita e dytë e takimeve u realizua në një qendër Antidhunë/ Cohousing, ku u priten ne takim nga Angela Lacitignola, Drejtoreshë në shoqatën“Sudestdonne”, përfaqësuese e projektit cohousing Antonia Palmisano, Psikologe e qendrave kundër dhunës të shoqatës Sudestdonne Anna Solidoro, Përgjegjëse e qendrës së strehimit, Vincenzo Calò, Përgjegjëse e shërbimit “Qendra për dhunuesit”. Gjatë takimit u diskutua për trajtimin e viktimave, riintegrimi, qendrat e strehimit, qendra për kryersin e dhunës.
Ndërsa dita e tretë e takimi u zhvillua me Kryetarin e bashkisë së Martina Franca, Franco Ancona, Këshuilltarën e shërbimeve sociale Tiziana Schiavone, Angela Lacitignola, Drejtoreshë e shoqatës “Sudestdonne”, Filomena Zaccaria, Avokate e qendrave kundër dhunës të shoqatës “Sudestdonne” Rosy Paparella, ish Garante e të drejtave të femijëve dhe adoleshenteve ne Puglia si dhe përfaqesues nga policia, përfaqësues nga prokuroria, si dhe një përfaqësues i qarkut të Martina Franca. Të pranishmit u njoftuan rreth Parandalimit dhe mbrojtjes, Proceudrat ligjore, Ekipet dhe insitucionet pergjegjese, si dhe me trajtmin e te miturve.
Kjo vizitë studimore u realizua me mbështetje financiare të Sides dhe i realizuar përmes Konzorciumit NIRAS-CPM International.