Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me UNIVERSITETIT E PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA sot lansuan PLANIN e VEPRIMIT PËR BARAZI GJINORE 2023/4-2025/6 të Universitetit të Prishtinës , i cili lansim u organizua në kuadër të “16 DITËVE TË AKTIVIZMIT “.
Me këtë raste me nga një fjale e këtë ngjarje e përshëndeten Rektori i UP “Hasan Prishtina “ Prof. Dr. Qerim Qerimi , Ambasadori i Suedisë, Shkëlqesia e Tij, zt. Jonas Westerlund dhe Ministrja e Ministres se Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Znj. Arbërie Nagavci .
Derisa në pjesën e dytë u diskutua lidhur me kontributi e Arsimit të Lartë në avancimin e barazisë gjinore dhe parandalimin, mbrojtjen dhe trajtimin nga dhuna ndaj grave , si pjese e panelit të pranishmeve ju drejtuan Znj. Edi Gusia, Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive, Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit , Prof. Dr. Alessandro Simoni, President, Universiteti i Firences, Prof. Dr. Aliriza Arënliu, nga Fakulteti Juridik Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” .
Prezantimi i Planit të Veprimit para të pranishmëve u bë nga prof. Ardiana Gashi e cila theksoj se Plani i Veprimit përmban 4 objektiva strategjikë që synojnë krijimin e një kulture për barazinë gjinore, arritjen e ekuilibrit gjinor në pozitat vendimmarrëse/drejtuese, integrimin e perspektivave gjinore në mësimdhënie, punën kërkimore dhe risitë dhe parandalimin, mbrojtjen dhe trajtimin e ngacmimeve dhe ngacmimeve seksuale në universitet. .
Plani i Veprimit përmban gjithashtu metodologjinë, kornizën ligjore, profilet gjinore të personelit në Universitetin e Prishtinës, përfaqësimin gjinor në pozitat vendimmarrëse në rektorë dhe fakultete, strukturën gjinore të personelit administrativ, strukturën gjinore të studentëve të regjistruar në 10 vitet e fundit, struktura gjinore e përfituesve të bursave të ofruara nga UP, integrimi i perspektivave gjinore në programet e studimit, si dhe objektivat strategjikë të planit të veprimit për vitet e paracaktuara.
Plani i Veprimit është hartuar me mbështetjen e Zyrës së UN Women në Kosovë dhe Agjencisë për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit.